Thaçi nuk pranonte ta shpallë pavarësinë pa qenë ai në pushtet

25 janar 2021 | 21:58

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur rreth bashkëpunimit të partisë se tij dhe PDK-së gjatë kohës sa kishin qenë bashkë në qeveri.

Gashi në Pressing të T7 ka kujtuar fazën e parë të bashkëqeverisjes me PDK-në duke theksuar se Thaçi në atë kohë nuk pranonte që pavarësia të shpallej pa prezencën e tij në pushtet.

“Nëse flasim për bashkëpunimin e LDK-së me një parti specifike në këtë rast me PDK-në, është e vërtetë që ne kemi qeverisur bashkë nga viti 2008, fundi i 2007 deri në vitin 2010 dhe prej vitit 2014 deri në 2017. Duhet të kemi parasysh disa elemente. Në fazën e parë të bashkëqeverisjes me PDK-në ishte kryeneçsija që të bashkëqeverisim apo kryeneçsija që ne të rrimë anash dhe ta shpallë kush të dojë pavarësinë. Ju e dini se çfarë deklaratash ka pas nga PDK-ja dhe zotëri Thaçi në atë kohë që nuk pranonte që pavarësia të shpallej pa prezencën e tij në pushtet”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri italian Giuseppe Conte do të shkojë nesër në Pallatin…