Thaçi për kërcënimin e Vuçiqit me ushtri: Nuk do të kthehej asnjë ushtar në Serbi

29 mars 2018 | 22:26

Duke u përgjigjur në manovrat e Serbisë ditëve të fundit, presidenti Thaçi në një intervistë për “Jeta në Kosovë” ka thënë se veprimet e dy ditëve të fundit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq i ngjajnë atyre të Kim Jong Unit të Koresë së Veriut.

Kërcënimet e tij, sipas Thaçit janë boshe, të thata.

“Ka thënë që do ta nisë ushtrinë në Kosovë. E kish kthyer në gjysmë të udhës, njëjtë si me trenin. Nuk iu kish kthyer asnjë ushtarë në Serbi”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, telefonat e presidentit serb me presidentin rus dhe Bjellorusisë tregojnë më së miri orientimin e Serbisë dhe te presidentit Vuçiq.

“Kërcënimet e Vuçiqit nuk i kanë bë askujt përshtypje, më së paku mua. Nuk më kanë tremb as kërcënimet e Vuçiqit, as të Millosheviqi.”. ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karbina,…