Avokati: Ende asnjë informatë zyrtare se ku ndodhen shtetasit e arrestuar turq

29 mars 2018 | 22:06

​Avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karbina, i arrestuar sot në Kosovë, bashkë me pesë shtetas të tjerë turq, për t’u dëbuar në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si njerëz të Fethullah Gylenit – ka thënë se nuk di gjë ku ndodhet klienti i tij dhe të tjerët.

“Nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar se ku gjendet ai. Nga organet policore thonë se janë dëbuar në shtetin turk”, ka thënë Urim Vokshi në emisionin “Pressing”.

Sipas tij, familjarët kanë dëgjuar nga burime jozyrtare se familjarët e tyre ende nuk janë larguar nga Kosova.

“Pritet të vijë një avion i veçantë që do të bëjë dëbimin e tyre”, ka treguar ai.

“Policia ka thënë se është në procedurë e sipër një aksion, dhe duhet të presim deri sa të përfundojë, duke mos dhënë informata, qoftë edhe te avokatët”, ka thënë avokati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi, Durim Berisha ka treguar se çka përmban lënda përmes…