Thaçi përkujton Mujë Krasniqin

14 dhjetor 2018 | 11:10

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar komandantin Mujë Krasniqi, me rastin e 20-vjetorit të rënies se tij heroike.

“Në ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës, pikërisht sot kur të gjithë ndjehemi krenar me djemtë dhe vajzat e uniformuara, kujtojmë rënien heroike të komandantit Mujë Krasniqi, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës në 20 vjetorin e rënies së Mujës dhe 40 luftëtarëve të tij është mënyra më e mirë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës, pikërisht sot kur të gjithë ndjehemi krenar me djemtë dhe vajzat e…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 14. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kur edhe po votohet transformimi i FSK-së në ushtri…