Thaçi përkujton të rënët në masakre e Dubravës: Autorët e krimeve ende nuk dolën para drejtësisë

23 maj 2020 | 13:07

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën në burgun e Dubravës, në të cilën forcat serbe para 21 vitesh kishin vrarë dhe masakruar disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se masakra e Dubravës është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit kishte zbatuar doktrinën e tokës së djegur në Kosovë.

“Këto ditë po përkujtohet masakra e kryer në burgun e Dubravës, ku para 21 viteve forcat policore dhe ushtarake serbe vranë disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë duarlidhur. Masakra e Dubravës është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare. Edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pritje për të kuptuar se kur mund të rikthehet…