Thaçi përkujton të rënët në masakrën e Qyshkut

14 maj 11:54

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Qyshkut në Pejë.

Ai ka thënë së martirët dhe dëshmorët e rënë janë themel i lirisë së Kosovës.

“Para 19 vjetësh, në Qyshk të Pejës, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një prej masakrave më monstruoze, duke vrarë 44 civilë të pafajshëm. Sot, të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, i kujtojmë me dhimbje dhe krenari. Dëshmorët dhe martirët e rënë janë themel i lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri Izmi Zeka në 17-vjetorin e rënies, ka përkujtuar dëshmorët…