Thaçi: Procesi i dialogut nuk është i lehtë, do të bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshje

08 nëntor 2018 | 18:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel ka thënë se pret që nga ky takim të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky proces nuk është i lehtë. “Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës të procesit final të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një marrëveshje obliguese në rrafshin ndërkombëtar. E di se nuk do të jetë e lehtë, ka vështirësi, ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia për të lëvizur përpara”, ka deklaruar Thaçi në konferencën me gazetarë në Bruksel.

“Do të bëhen të gjitha përpjekjet që të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes. Kjo është një mundësi e radhës e udhëhequr nga Mogherini dhe BE-ja me mbështetjen e plotë të ShBA-së. Synimi i Kosovës është që të kërkojë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet, edhe me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Konferencë para takimit në Bruksel (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 8. November 2018

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarja e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, Ruth Bader…