Thaçi: Protesta e Vetëvendosjes, kundër bashkimit të Luginës me Kosovën

28 shtator 2018 | 14:54

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të mbahet nesër ( e shtunë) nuk është kundër tij, por bashkimit të Luginës së Preshevës me vendin tonë.

“Protesta e Vetëvendosjes është kundër bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovës. Nuk është kundër meje”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie.
Pavarësisht kësaj, Thaçi ka thënë se e respekton të drejtën për protestë.

“Më vjen mirë që Vetëvendosje ka kërkuar leje për protestë. Ata po e njohin shtetin, këtë e vlerësoj”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se mbështet kërkesën legjitime të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën. “Unë punoj kundër ndarjes, kundër shkëmbimit të territoreve, kundër Asociacionit”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Komunën…