Thaçi takohet me Reekerin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

07 qershor 2019 | 13:16

Presidenti Hashim Thaçi do të merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec në Bratislavë të Sllovakisë.

Ai i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se në fokus kryesor të takimit ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale mes dy vendeve.

“Qëndrimi ynë është i qartë – dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot përfundon sezoni i parë i Media Ligës në formatin…