Thaçi takon sekretarin amerikan, Mike Pompeo

26 nëntor 22:25

Departamenti amerikan i Shtetit përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ka njoftuar se sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka pritur në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Këtë pasdite, Sekretari Pompeo priti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Në ana e tij edhe Thaçi, po ashtu në “Twitter”, ka komentuar duke thënë se pati takim të shkëlqyeshëm me Pompeon.

“Kosova është e bekuar që ka pasur përkrahjen e Amerikës në të gjitha fazat e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Tani jemi duke punuar bashkë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar paqe dhe për garantimin e anëtarësimit të Kosovës në Kombe të Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi.

https://pbs.twimg.com/media/Ds9Mce3U0AAfaiR?format=jpg&name=small

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Duhet të intensifikojmë të gjitha proceset për të bashkuar forcat,…