Thaçi: UÇK s’ka pasur më shumë se 13-15 mijë ushtarë, të shikohen listat e IOM-it

21 shtator 2018 | 22:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur më shumë se 13 mijë deri në 15 mijë luftëtarë.

Në një intervistë për “RTK”, ai ka thënë se i jep mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë dhe pohoi se drejtësia duhet të shkojë deri në fund në identifikimin e çdo rasti të listës së veteranëve.

“Për mua është shqetësuese kur shoh në listën e veteranëve ‘mashtrues’, njerëz që kanë qenë aksionar të vërtetët të UÇK-së”, ka deklaruar Thaçi.

Ai pohoi se është cenuar vlera e vërtet e luftëtarëve të lirisë dhe është ndjerë keq kur ka parë luftëtarët e vërtetë në listat e veteranëve “mashtrues”, ndërsa pohoi se është shumë lehtë të vërtetohet lista e vërtetë e veteranëve.

“Vetëm le t’i shikojnë listat e pas luftës së UÇK-së dhe le t’i shikojnë listat e IOM-it”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet e skenës muzikore shqiptare Gjiko dhe Elita Rudi kanë…