Thaçi uron Kadarenë për ditëlindje

28 janar 2020 | 11:14

Më 28 janar të vitit 1936, 84 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi.

Me rastin e ditëlindjes, presidenti Hashim Thaçi ka uruar sot Ismail Kadarenë.

Thaçi ka thënë se Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe.

“Sot e ka datëlindjen gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, prandaj është gëzim i veçantë ta uroj kolosin e letërsisë shqiptare në 84-vjetorin e lindjes. Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë. I uroj jetë të gjatë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 janar të vitit 1936, 84 vite më parë,…