Thaçi: Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe

06 maj 2018 | 13:49

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar profesor Fehmi Agani, në 19-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

Thaçi ka thënë se Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe.

Para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës. Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 17:30 zhvillohet derbi i kësaj xhiro në Premier…