Thanë se ndodhet me Noizyn në Tajlandë, Tayna ja mbyll gojën të gjithëve

16 mars 2019 | 00:25

Të enjten reperja e njohur, Tayna me anë të disa postimeve në Instastory tregoi se ka nisur pushimet e ndodhet në ishullin Phuket, në Tajlandë.

Mirëpo po këtë ditë në Instagram foto nga Tajlanda postoi edhe Noizy e menjëherë në portale nisi të shkruhej se dyshja ndodhen atje bashkë.

Pas këtyre lajmeve Tayna ka reaguar të premten duke ua mbyllur gojën të gjithëve.

Reperja ka postuar një foto me prindërit duke treguar se ndodhet me pushime me ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari me famë botërore, Sam Smith është hapur për orientimin…