Thatësia në perëndim të ShBA-së sjell edhe një problem, karkalecat

24 qershor 2021 | 16:17

Thatësia e madhe që e ka përfshirë pjesën perëndimore të ShBA-së, përpos që po shkakton zjarre në natyrë dhe mungesë uji për fermerët, ka sjellë edhe një problem tjetër, vërshimin nga karkalecat.

Zyrtarët federalë të bujqësisë po e nisin atë që mund të jetë fushata më e madhe për asgjësimin e karkalecave që nga vitet e tetëdhjeta për shkak të shtimit të numrit të insekteve që u përshtatet thatësia, shkruan “Fox News”.

Në rajonin qendror të Montanës, Phillips, më shumë se 80 kilometra larg qytetit më të afërt, Frank Wiederrick tha se një numër i madh i karkalecave filloi të shfaqet ditëve të fundit rreth pronës së tij. Ata tashmë kanë filluar t’i dëmtojnë drunjtë përreth shtëpisë së tij.

Karkalecat shtohen në mot të nxehtë e të thatë dhe numri i tyre edhe ashtu ishte rritur vitin e kaluar, duke i krijuar kushtet për shtim edhe më të madh këtë vit. Përhapje të tilla të insekteve të dëmshme mund të bëhen më të zakonshme për shkak të ndikimit të ngrohjes globale në reshje, thonë shkencëtarët.

Për ta zvogëluar dëmin ekonomik që po iu shkaktohet fermerëve, Departamenti i Bujqësisë këtë javë e filloi spërkatjen nga ajri me pesticid për t’i shkatërruar nimfat e karkalecave para se ato të zhvillohen në insekte të zhvilluara. Pritet që në spërkatje të përfshihen rreth 7 700 kilometra katror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se…