Kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

24 qershor 2021 | 16:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë delsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve të Strategjisë Kombëtare  për parandalimin dhe…