Murtezaj: Përpjekjet e ATK-së parandalimin e ekonomisë joformale janë të mëdha

24 qershor 2021 | 16:10

Në kuadër të aktiviteteve të Strategjisë Kombëtare  për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare ndërmjet viteve 2019 – 2023 dhe Planit te Veprimit, në mbështetje të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar”,  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, me ekipin e ekspertëve, sot kanë organizuar konferencën kombëtare me titull “Drejt formalizimit të punës në Kosovë” në të cilën në panelin e diskutimit ishte edhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Ai tutje  ka deklaruar se takimet e tilla, do të shërbejnë për vazhdimin e punës së palodhur në ngritjen dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit, me qëllim të bashkëveprimit dhe trajtimit të dukurive, siç është edhe me punën e pa deklaruar.

Murtezaj më tutje, tha se përpjekjet e ATK-së, për trajtimin e kësaj dukurie janë të mëdha dhe të vazhdueshme.  “Aktualisht ne do fillojmë me zbatimin e tri projekteve të mëdha të përmbushjes, të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut, të cilat në fillimet e tyre ishin ndërprerë nga pandemia Covid-19. Projekti i Ndërtimtarisë, Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor, si dhe projekti i punësimit joformal, janë tri projekte të cilat i kemi hartuar në bashkëpunim të ngushtë edhe me FMN-në dhe përmes së cilave ne synojmë trajtimin e dukurisë së punësimit joformal apo punës së pa deklaruar”, ka deklaruar ai.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe Zëvendës Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës Ricardo Serri, si dhe Ekrem Kastrati Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, të cilët potencuan se kryesisht sektorët, të cilët kanë punëtorë të pa-deklaruar janë ndërtimtaria, bujqësia dhe gastronomia.

Konferenca në fjalë ka vazhduar gjatë ditës në panele të ndryshme, për të diskutuar me akteret/institucionet përgjegjëse, rreth asaj se çfarë mund të bëhet më shumë në formalizmin e kësaj dukurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Champions of fun’ nga brendi Jaffa Champion, këtë vikend do…