Thatësira historike | Më shumë se 100 komuna në Francë janë pa ujë të pijshëm

07 gusht 20:32

Më shumë se 100 komuna në Francë nuk kanë më ujë të pijshëm dhe duhet të marrin dërgesa me kamion, tha ministri i tranzicionit ekologjik të Francës, Christophe Bechu gjatë një vizite në rajonin juglindor të vendit.

Shumë vende evropiane po përjetojnë kushte historike të thatësirës mes reshjeve të ulëta dhe temperaturave të larta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kryeministrja e Francës Elisabeth Borne u bëri thirrje francezëve që të jenë shumë vigjilentë në lidhje me përdorimin e burimeve ujore.

Parisi tashmë ka marrë masa për të kufizuar përdorimin e ujit, duke përfshirë ujitjen e parqeve vetëm gjatë natës.

Në raportin e fundit të gjashtë të vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), shkencëtarët thanë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit do të kontribuojnë në ashpërsimin e ndikimit të thatësirës në disa rajone.

Ndryshimet klimatike do të ndikojnë gjithashtu në fatkeqësitë e tjera ekstreme të motit, siç janë përmbytjet.

Një raport i fundit nga Komisioni Evropian tha se gati gjysma e BE-së është e ekspozuar ndaj niveleve paralajmëruese të thatësirës. Kjo ka të ngjarë të kërcënojë prodhimin bujqësor dhe rendimentet e të korrave në disa vende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Postime të shumta në Twitter kanë sugjeruar që themeluesi i…