The New York Times: Kosova e Shqipëria, ndër vendet e pakta që mund të vizitojnë amerikanët

09 korrik 2020 | 10:14

Në artikullin “Jam një shtetas amerikan. Në cilat shtete të botës mund të shkoj”, prestigjiozja “The New York Times” ka publikuar listën e vendeve që mund të vizitohen nga qytetarët amerikanë, ndonëse udhëtimi dhe planifikimi i udhëtimit janë duke u kufizuar nga përhapja e koronavirusit në mbarë botën. Pjesë e kësaj liste janë edhe Kosova e Shqipëria.

Për Shqipërinë thuhet se “rihapi kufijtë e saj në fillim të qershorit me masa të shtuara ekzaminimi dhe karantine. Sidoqoftë, për shkak se numri i rasteve të koronavirusit në vend është në rritje, Ambasada e SHBA në Shqipëri i ka pezulluar të gjitha shërbimet, përveç atyre të urgjencës.

Deri në fund të qershorit, hapësirat e brendshme të bareve, restoranteve dhe klubet e natës, gjithashtu, kanë qenë të mbyllura, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”.

“Kosova është e hapur për vizitorët pa kufizime për COVID-19, megjithëse rekomandohet që udhëtarët të bëjnë një test dhe të rezultojë negativ brenda katër ditëve nga mbërritja. Zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës po kërkojnë që ata që vijnë ose largohen nga vendi të shoqërohen nga vetëm një person për të ulur mbipopullimin”.

Në listën e vendeve ku mund të shkojnë amerikanët gjithashtu janë Maqedonia e Veriut, Kroacia, Turqia, Serbia etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe…