Thellohen përplasjet diplomatike në mes të Amerikës dhe Britanisë

09 korrik 2019 | 16:38

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur ambasadorin britanik në ShBA si njeri “shumë budalla”, menjëherë pasi qeveria britanike, ka treguar mbështetjen e plotë për ambasadorin, Kim Darroch.

Të hënën, presidenti Trump ka thënë se më “nuk do të punojë” me ambasadorin britanik në Uashington, pas rrjedhës së dokumenteve të fshehta, në të cilat diplomati britanik, citohet të ketë thënë se administrata e Trumpit është “e paaftë”.

Qeveria britanike ka nisur një hetim për rastin.

Zbulimin e dokumenteve të fshehta, qeveria britanike e ka quajtur si “fatkeqësi” dhe ka theksuar se Britania e Madhe dhe ShBA-ja ende kanë një marrëdhënie “të veçantë dhe të qëndrueshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Gonzalo Higuain nuk është i interesuar t’i bashkohet skuadrës…