Themelimi i Komisionit për Vetingun, Haxhiu: Shteti i së drejtës nuk ka alternativë

09 dhjetor 2022 | 15:11

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas themelimit të Komisionit për Vetingun në drejtësi nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se ky vendim është një lajm i mirë për vendin dhe se shteti i së drejtës nuk ka alternativë.

“Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, sapo u votua Komisioni ad-hoc për Vetingun në drejtësi. Padyshim se ky është një lajm shumë i mirë, i cili do të mundësojë tutje zhvillimin dhe jetësimin e reformës në drejtësi. Sistemi i drejtësisë, duhet ta ketë besimin e qytetarëve dhe ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë profesional e me integritet, llogaridhënës dhe transparent. Ky proces do t’i garantojë këto. I uroj punë të mbarë Komisionit dhe zotohem që Ministria e Drejtësisë me gjitha kapacitetet do të jetë në dispozicion të Komisionit. Shteti i së drejtës nuk ka alternativë, ai do të bëhet!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit ishte e veçantë për Irma…