Themelohet nëndega e PDK-së në Kiel të Gjermanisë, marrin pjesë rreth 150 bashkatdhetarë

01 maj 2023 | 15:16

Koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deputeti Ilmi Reçica, ka bërë me dije se në Kiel të Gjermanisë është themeluar nëndega e kësaj  partie, ku kryetar është zgjedhur Ndue Gjini.

Reçica ka treguar se themelimin e kësaj dege kanë marrë pjesë rreth 150 pjesëmarrës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të PDK-së kanë marrë pjesë edhe deputetë të kësaj partie, Enver Hoxhaj, Hajdar Beqa dhe Eliza Hoxha.

“Rreth 150 pjesëmarrës u mblodhën sot në qytetin Kiel në Gjermani, për ta formuar nëndegën e PDK-së për këtë qytet.  Bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Enver Hoxhaj, deputetët znj. Eliza Hoxha si dhe z. Hajdar Beqa, përcollëm punimet e Kuvendit Zgjedhor për nëndegën e PDK-së në Kiel. Me pjesëmarrje na nderuan gjithashtu edhe deputeti i CDU për Neumünster, z. Hauke Hansen, z. Carsten Hegenberg, konsulent profesional për shtetin e Gjermanisë, znj. Aurora Dollenberg – presidente e Unionit Panshqiptar të mjekëve si dhe delegati i CDU për Kiel, z. Ndue Oroshi. Në këtë Kuvend, kryetar nëndege u zgjodh z. Ndue Gjini!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka folur edhe një…