Thirret Garda Kombëtare për të shuar protestat e dhunshme në Mineapolis

29 maj 2020 | 22:54

Kryetari i bashkisë së Mineapolisit Jacob Frey shpalli të enjten gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të protestave të dhunshme që kanë përfshirë qytetin dhe që u shtrinë edhe gjatë ditës së premte. Një stacion policie dhe ndërtesa të tjera u dogjën në qytetin e mbushur me tension, pas vdekjes së një afrikano-amerikani nën arrest. Personi ishte nën pranga dhe një polic i bardhë i kishte vënë gjurin në qafë, ndërsa ai thërriste se nuk po mbushej dot me frymë.

Guvernatori i Minesotës Tim Walz thirri Gardën Kombëtare në një përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të dhunës. Garda Kombëtare njoftoi të enjten vonë se janë aktivizuar pesëqind ushtarë të cilët do të vendosen në qytetet Saint Paul, Mineapolisit e në disa zona përreth.

Një reporter i gazetës “Minneapolis Star Tribune” postoi në twitter se automjete të blinduara po lëviznin drejt qendrës së qytetit përpara agimit të ditës së premten. Kryetari i Bashkisë së Mineapolisit Jacob Frey tha të premten herët në mëngjes se në qytet ka “shumë dhimbje e zemërim”, por ai shtoi se plaçkitjet dhe djegiet janë akte të papranueshme. Pronat e dëmtuara ishin thelbësore për komunitetin, shtoi ai.

Të enjten vonë në mbrëmje, qindra demonstrues marshuan fillimisht paqësisht, më pas një rajon policie në Mineapolis u përfshi nga flakët. Gazetarët në vendngjarje thanë se policia ishte larguar tërësisht nga zona dhe se ata nuk ishin të sigurt se ku ndodheshin punonjësit e policisë./VoA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi,…