Thuhet se janë të ndarë, por Xhensila dhe Besi ‘ngacmojnë’ rrjetin nga i njëjti vend

25 shkurt 2024 | 14:59
Që kur është thënë se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po përjetojnë një krizë në martesën e tyre, ata janë kthyer në kryefjalë të medias rozë.

Deri më tani ata as nuk i kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje.

Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, por një veprim i dyshes ka ngritur sërish dyshime.

Ata kanë hedhur të dy në “Instagram” foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme, por janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë, por gjithësesi ne mbetemi skeptik.

Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar një foto me fenomenin e…