Thyhen për të dytën herë zyrat e AGK-së

18 shkurt 2020 | 11:57

Zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë thyer sërish nga persona të panjohur.

Ndryshe nga hera e kaluar, më 06.12.2019 kur u vodhën pajisje me vlerë të organizatës, kësaj radhe në zyrë nuk mungon asgjë, megjithëse kryesit kanë kontrolluar dhe shpalosur dokumentet.

“Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës ndërsa tek pas rreth 2 orëve, në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme. AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe i dënon ashpër këtë akte vandale. Organizata fton organet kompetente që t’i zbardhin të dyja rastet, ani pse për rastin e parë, as pas dy muajsh, nuk ka pranuar asnjë informatë nga hetuesit. AGK kërkon që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë”, është bërë me dije në njoftimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Besëlidhjes dhe Flamurtarit, Besnik Fejzullahu, ndërroi jetë të…