Thyhen QMF-të në Tunel të Parë dhe Koshtovë të Mitrovicës

08 prill 2020 | 16:29

Në këtë gjendje pandemie ku e gjithë vëmendja është drejt luftimit të virusit COVID-19, disa persona të papërgjegjshëm dhe të panjohur kanë thyer për dy ditë radhazi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe në Koshtovë të Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur nga komuna e Mitrovicës.

Me këtë rast në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore, dhe për këtë gjë janë duke u marr organet e rendit dhe ligjit.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka vizituar të dy qendrat në fjalë dhe ka identifikuar dëmet e shkaktuara, duke thënë se këto dëme do të kompensohen me të gjitha pajisjet që mungojnë.

Po ashtu drejtoresha Hasanaj Barani apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues në parandalimin e këtij virusi, pasi që institucionet shëndetësore janë në gjendje gatishmërie për kryerjen e shërbimeve ndaj tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka pranuar se…