‘Tifozat Kuq e Zi’ solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

26 nëntor 2019 | 12:34

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter që goditi në orën 3:55 të mëngjesit të sotëm Shqipërinë, ka lënë shumë pasoja. Përveç dëmeve materiale ka edhe të vdekur. Në këtë moment të vështirë qytetari të prekur nga tërmeti ka menduar t’u vijë në ndihmë edhe sporti dhe më konkretisht grupimi tifozët kuqezi të cilët me një komunikatë kanë bërë me dije se do t’u vinë në ndihmë të gjithë të prekurve.

Në ditë të tilla, natyrisht që mbështetja dhe solidarizimi i qytetarëve duhet të jetë i pakushtëzuar. Tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë shprehur mbështetjen duke i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë teksa iu kanë bërë thirrje  të gjithëve që të bashkohen me këtë nismë.

“Pas tërmeteve të fundit, ‘Tifozat Kuq e Zi’ janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura. Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt www.tifozatkuqezi.com/përfaqesuesit. Gjithashtu, ‘Tifozat Kuq e Zi’, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Financave, ka…