Tifozët e PSG-së të zhgënjyer me Ramosin

08 shtator 2021 | 13:41

Tifozët e PSG-së janë të mërzitur se mbrojtësi Sergio Ramos akoma nuk është gati për të debutuar.

Ramosi mbërriti në Paris në fillim të verës si lojtar i lirë, por nuk ka luajtur ende me fanellën e PSG-së. I gjithë faji i lëndimeve, të cilat po e bëjnë vitin 2021 për andaluzianin një sprovë të vërtetë, me më shumë ndalesa sesa paraqitje. Shtatë ndeshje që nga fillimi i vitit 2021, gjithsej 446 minuta lojë. Mjedisi i PSG-së po acarohet me këtë situatë.

Tifozët kanë filluar të bëhen të paduruar. Gjithashtu, sepse nga ana e klubit nuk ka transparencë mbi kushtet fizike të Sergio Ramos, për të cilin ende nuk është parashikuar një datë e saktë e kthimit në fushë. Shpresat për ta parë atë kundër Clermont në fundjavë janë afër zeros.

Madje edhe ndeshja debutuese në Ligën e Kampionëve kundër Brugge duket e pamundur. PSG-ja prezantoi 5 yje para tifozëve, por vetëm Ramosi nuk është te pritshmëritë. Hakimi, Wijnaldum dhe Messi kanë marrë minuta. Donnarumma ende nuk ka debutuar, por të paktën është gati dhe pret shansin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me…