Tifozët e Shkëndijës kundër Bylbyl Sokolit

14 gusht 2019 | 17:03

Lajmi i publikuar në gazetën Lajm i Maqedonisë së Veriut se Bylbyl Sokoli, trajneri i njohur nga Kosova, mund të zëvendësojë Qatip Osmanin në bankinën e Shkëndijës ka ngjallur reagime negative tek tifozët e shumtë të Shkëndijës nëpër rrjete të ndryshme sociale.

Pjesa dërmuese e komentuesve janë shprehur kundër ardhjes së Sokolit në krye të stafit teknik të Shkëndijës. Sipas shumicës së komentuesve, Sokoli nuk është trajner i duhur për të drejtuar kuqezinjtë nga Tetova, ndërsa disa prej tyre kujtojnë një deklaratë të tij kundër tifozëve të Shkëndijës derisa ishte trajner i Renovës.

Ndërkohë, nga burime brenda klubit tetovarë mësojmë se drejtuesit e skuadrës nuk kanë diskutuar fare për angazhimin e trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli. Kujtojmë, se para shumë vitesh Sokoli ka udhëhequr Shkëndijën, por edhe Renovën, Bashkimin dhe Milanon nga Kumanova.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mr. Sci. Zef Komani, psikiatër Secili qytetar i thjesht…