TikTok padit qeverinë amerikane

25 gusht 2020 | 08:36

Aplikacioni kinez TikTok ka vendosur ta padisë qeverinë amerikane rreth tentimeve të kësaj të fundit për të ndaluar shërbimet e platformës së popullarizuar, me arsyetimin e shqetësimeve për siguri kombëtare.

Ankesa ligjore, që është dorëzuar më 24 gusht në Kaliforni, argumenton se qeveria amerikane ka injoruar përpjekjet e kësaj kompanie për t’i adresuar shqetësimet që ka ngritur.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv më 6 gusht, duke ndaluar transaksionet me pronarët e aplikacionit kineze TikTok brenda 45 ditëve, duke përmendur shqetësimet se TikTok mund të përdoret për fushata dezinformuese nga të cilat përfiton Partia Komuniste në Kinë.

Ndaras këtij vendimi, administrata Trump i ka dhënë afat kompanisë ByteDance, që menaxhon TikTokun, që të heqë dorë nga aplikacioni i videove para se të ndalojë atë në SHBA.

Në padinë e TikTokut në anën tjetër nuk është duke u sfiduar urdhri për shitje.

Dy kompani të mëdha si Oracle dhe Microsoft kanë shprehur interesim për blerje të shërbimeve të këtij aplikacioni në SHBA.

TikTok është aplikacion i popullarizuar në mesin e adoleshentëve dhe audiencës së moshave të reja, që përdorin atë për të shikuar video disasekondëshe.

Vlerësohet që rreth 1 miliard persona e përdorin këtë aplikacion në gjithë botën.

Kompania kineze në anën tjetër insiston që nuk ndan të dhënat me Pekinin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka bërë thirrje që të shkurtohet…