Tirana fiton derbin ndaj Prishtinës

09 nëntor 2022 | 11:05

Tirana e ka nisur me fitore Ligën Unike të femrave. Në ndeshjen e parë shënoi fitore ndaj Prishtinës me rezultat 93:88 (24:23, 23:25, 29:24, 17:16).

Si çereku i parë, ashtu i dyti ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe shumë herë u barazuan shifrat, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 47:48.

Edhe perioda e tretë ishte e ngjashme, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa në fund vendaset shënuan katër pikë radhazi, duke bërë që shifrat në semafor pas 30 minutash të ishin 76:72. Prishtinaset në dhjetë minutat e fundit ngushtuan rezultatin në 84:83, por tiranaset u shkëputën sërish dhe triumfuan 93:88.

Te Tirana u dalluan Klea Verri me 32 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime dhe Dajana Baraj me 23 pikë e shtatë asistime, ndërsa te Prishtina më e mira ishte Sarah Mgbeike me 27 pikë e 21 kërcime e gjashtë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e përgjithshme të…