‘Titulli ‘Qytetar Nderi’ për Ali Ahmetin në Tiranë, ishe pak i vonuar’

02 maj 2024 | 18:34

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u nderua këtë të enjte me titullin “Qytetar Nderi” në Tiranë.

E lidhur me këtë në Info Magazine ka folur gazetari nga Shqipëria, Ermal Peçi.

Ai tha se ky nder është pa ki vonuar për Ali Ahmetin.

“Ali Ahmeti mund të jetë i vetmi politikan, apo të paktët politikan i cili ndërkohë edhe ka përdorur armën gjatë luftës por edhe armën diplomatike gjatë jetës, apo gjatë ekzistencës së tij në politik”, tha Peçi.

“Në fakt ishin figurat më të larta që atë e pritën, qoftë kryeministri Rama, ku edhe vet e potencoi që falë Ali Ahmetit ‘erdha përsëri në Bashki’”.

“Ajo që prevalon dhe ajo që është kryesorja dhe për mua si gazetar shqiptar është se çfarë vepre ka lënë Ali Ahmeti, nuk po e diskutojë vetëm veprën politike, por përmasat se ku kanë qenë shqiptarët e Maqedonisë në vitin 2001 e më përpara dhe ku janë sot, dhe në këtë sens shpallesh “Qytetar Nderi” , e në Tiranë mendoj se është pak e vonuar”.

“Por besoj që Ali Ahmeti është një figurë e përmasave kombëtare, ashtu siç janë edhe shumë prej luftëtarëve të UÇK-së dhe në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Nuhi Bytyçi, «Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën », botoi…