Tjetër barazim për Interin

03 shkurt 2018 | 22:58

Skuadra e Interit e ka regjistruar një tjetër barazim në Seria A, pasi sonte (e shtunë) luajti baras ndaj Crotones 1-1.

Javën e kaluar Interi e lëshoi fitoren nga duart në minutën e fundit të ndeshjes, kurse Spali e barazoi rezultatin 1-1, kurse rezultat identik ishte edhe sonte.

Golin e parë për vendasit e shënoi Eder në minutën e 23-të, kurse mysafirët barazuan pas një orë lojë nëpërmjet Andrea Barberis. Në vazhdim të ndeshjes Interi e kishte iniciativën, por rezultati final mbeti 1-1.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Krasniqi boksieri nga Kosova,  ka bërë hapin e parë…