Tjetër humbje nga Chelsea

15 prill 2023 | 18:13

Chelsea ka arritur humbjen e 3-të radhazi që pas ardhjes së Frank Lampard në krye të bankinës së “bluve”, teksa kësaj radhe janë mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2, në “Stamford Bridge”, nga “pulëbardhat” e Brighton në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Të parët avantazhin e morën vendasit, ku pas një aksioni të idejuar nga anësori ukrainas, Mykhailo Mudryk, topi përfundon në këmbët e mesfushorit Connor Gallagher, i cili me një goditje të devijuar nga jashtë zone shtang portierin e Brighton, në minutë e 13’-të të sfidës. Mirëpo, kur u mendua se pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e “bluve”, ish-“bomberi” i Manchester United e Arsenal, Danny Welbeck ndëshkon djemtë e Lampard, në minutën e 40’-të pas një krosimi në zonë.

Me fillimin e pjesës së dytë, teksa të gjithë futbolldashësit prisnin fitoren e parë të “bluve” nën udhëheqjen e Frank Lampard, paraguajiani i Brighton, Julio Ensico “shkatërroi” ëndrrat e tifozëve dhe me një goditje fantastike çon topin pas shpatullave të portierit Kepa, duke e çuar rezultatin në 1 me 2, rezultat i cili vendosi dhe fatet e sfidës.

Me përfundimin e ndeshjes, “blutë” e Chelsea vazhdojnë të pozicionohen në vendin e 11-të në renditje, teksa kanë arritur të grumbullojnë vetëm 39 pikë në 31 ndeshje. Në krahun tjetër, Brighton arrin në kuotën e 49 pikëve, teksa “ëndërron” Evropën me “pulëbardhat” që ndryshe nga ekipet e tjera më lart saj ka 2 ndeshje të prapambetura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjilanit nga LDK, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryetarin…