Tjetër humbje për Tottenhamin

05 tetor 2019 | 15:40

Tottenham ka pësuar humbjen e tretë në Premierligë për sezonin 2019/20.

Skuadra e Mauricio Pochetinos u mposht 3-0 në udhëtim te Brighton & Hove Albion.

Neal Maupay 3’, Aaron Connolly 32’ dhe 65’, shënuan për vendasit për t’ia thelluar krizën Tottenhamit që pranoi 10 gola brenda dy ndeshjeve – pas humbjes turpëruese të mërkurën kundër Bayern Munich (7-2).

Përveç humbjes, lajmi tjetër shokues për mysafirët është lëndimi i Hugo Lloris. Portieri ka thyer dorën dhe pritet të mungojë gjatë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS është përgatitur maksimalisht për ditën e zgjedhjeve që të…