Tjetër zhgënjim për Golden State, triumfojnë Phoenix dhe Utah Jazz

17 janar 2022 | 13:25

Golden State nuk po kalon një moment të mirë në NBA, teksa është mposhtur me rezultat 119-99 nga Minnesota, humbja e katërt në 10 takimet e fundit. Takim i dominuar nga vendasit, ku u dallua Towns me 26 pikë e 11 rebound, ndërsa për Warriors mungoi Curry.

Nga kjo situatë përfiton Phoenix, që fitoi 135-108 në fushën e Detroit dhe nis shkëputjen në Perëndim. Booker realizoi 30 pikë, mbështetur nga McGee e Payne me nga 20 pikë secili, një trio që bëri diferencën për Phoenix.

Në vendin e tretë në Perëndim ndodhet Utah Jazz, që sot mposhti 125-102 Denver, sfida ku u dallua Mitchell me 31 pikë (Jokic realizoi një triple double për Denver). Fiton edhe Houston, 118-112 ndaj Sacramento, me dyshen Wood e Porter, që realizuan nga 23 pikë secili.

Rezultatet

Detroit – Phoenix            108-135
Sacramento – Houston    112-118
Minnesota – Golden State 119-99
Denver – Utah Jazz         102-125

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës të enjten do të debatojë për rritjen…