Tmerr i vërtetë, shikoni si rrugët kthehen në lumenj për shkak të Uraganit

29 shtator 11:41

Shkatërrim, përmbytje dhe reshje të dendura ka sjellë uragani Ian në brigjet juglindore të Floridas. Gjithashtu për shkak të uraganit, rreth 2 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave të rrymës të rrëzuara, pasi stuhia dhe erërat e forta vazhdojnë në jugperëndim të shtetit.

Sipërfaqe të mëdha në Fort Myers, Naples dhe ishullin Sanibell tashmë janë nën ujë, ndërkohë që plazhi i Fort Myers është zhdukur përkohësisht. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet si rrugët janë përmbytur duke i shndërruar  në lumenj.

Në Sanibel, një ishull në perëndim të Fort Myers dhe në veriperëndim të Napolit, nivelet e ujit kanë arritur në më shumë se 3 metra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi…