Tmerrohet moderatorja e Top Channel, ja çfarë i ndodhi gjatë emisionit

04 dhjetor 2023 | 12:01

“Mos i bjer në top” është padiskutim një ndër programet që çdo të dielë krijon një zhurmë të madhe në rrjet ashtu sikurse ka bërë edhe këtë javë.

Erik Lloshi ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën e njohur te “E Diell”, drejtuar nga Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka.

Gjatë intervistës së tij, Erik Lloshit i është hedhur nga sipër një gjarpër lodër por kjo nuk e ka frikësuar aspak këngëtarin e njohur mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë për moderatoren e programit.

Eriku ka marrë gjarpërin lodër dhe e ka hedhur në drejtim të Erjolës, e cila është tmerruar, duke bërtitur me zë të lartë: “Jo, jo se harroj që është londër“. Më pas dikush tjetër nga stafi ia ka hedhur gjarprin, duke detyruar Erjolën të ndërpresë programin pasi nuk po ndihej mirë.

Erjola ka kërkuar gjithashtu që kjo pjesë të pritet dhe të mos transmetohet por Ronaldo i është përgjigjur me shumë bindje se kjo pjesë sigurisht që do të transmetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i drejtohet Komisionit Evropian me…