‘Tokio 2020’, numri i të infektuarve me Covid shkon në 91

22 korrik 2021 | 12:01

Raste të tjera me COVID në Fshatin Olimpik të Tokios. Nesër zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, që do të zgjasin deri më 8 gusht.

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe katër banorë të tjerë të Fshatit Olimpik Tokyo 2020, duke përfshirë dy atletë, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Që prej fillimit të korrikut, 91 persona të akredituar për Olimpiadën janë infektuar me koronavirus. Candy Jacobs (skejtbord) nga Holanda dhe Pavel Sirucek (ping pong) nga Republika Çeke rezultuan pozitivë dhe u larguan nga fshati për të nisur karantinën në hotel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi e…