Tom Hanks si moderator në programin special në inaugurimin e Joe Biden dhe Kamala Harris

14 janar 2021 | 03:24

Tom Hanks do të drejtojë programin televiziv special për të kremtuar inaugurimin e Joe Biden si President i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris si nënpresidente.

Ngjarja e quajtur “Celebrating America” do të zgjasë 90 minuta dhe do të transmetohet drejtpërdrejt për 90 minuta më 20 janar nga rrjetet kryesore amerikane; ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC nga ora 8:30-10: 00 e mbrëmjes.

Programi do të transmetohet gjithashtu drejtpërdrejt në YouTube, Facebook, Twitter, Twitch, Amazon Prime Video, Microsoft Bing, NewsNOWnga Fox dhe AT&T DirectTV.

Midis të ftuarve, përveç presidentit dhe nënkryetarit të zgjedhur, do të performojnë edhe Demi Lovato, Justin Timberlake, Jon Bon Jovi dhe Ant Clemons, por lista mund të rritet në ditët në vijim.

Ky program është pjesë e festimeve të organizuara nga Komiteti përurues i Presidencës për të festuar në siguri në kohën e Covid.

Përmes shfaqjeve të ndryshme, programi synon të nxjerrë në pah forcën e demokracisë amerikane, këmbënguljen e qytetarëve të vendit dhe aftësinë për t’u bashkuar gjatë periudhave të vështira dhe për të dalë më të fortë se kurrë më parë.

Programi do të nderojë heronjtë amerikanë, të cilët po ndihmojnë nmë përballimin e kësaj krize, përfshirë punëtorët e vijës së frontit, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit, qytetarët dhe ata që po thyejnë barrierat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u…