Top-formacioni i mungesave luksoze në Evropian

10 qershor 2021 | 14:39

Si në çdo Kampionat Evropian ose Botëror, edhe “Euro 2020” ka mungesat e tij luksoze.

Ne kemi përpiluar një top-formacion, sipas modulit 4-4-2, të mungesave të mëdha, i cili mund të shkonte deri në gjysmëfinale, më së paku. Ai formohet nga Oblak në portë, Alexander-Arnold, Sergio Ramos, van Dijk dhe Theo Hernandez në mbrojtje.

Në mesfushë kemi zgjedhur Zaniolo, Milinkovic-Savic, Saul dhe Reus, ndërsa dyshja sulmuese përbëhet nga Haaland dhe Ibrahimoviq. Një formacion mjaft kompetitiv, që do ta kishin zili më shumë se gjysma e finalistëve të këtij Evropiani, i cili e ngre siparin nesër në “Olimpico” të Romës, me ndeshjen Itali-Turqi, raporton “Telesport”.

Të tjerët  Përveç këtyre 11 kampionëve, ka shumë lojtarë të tjerë, që meritonin të merrnin pjesë në “Euro 2020”. Te Gjermania spikat mungesa e Marc-André ter Stegen, i detyruar t’i nënshtrohet një operacioni në gju, dhe Jerome Boateng. Franca, një ekip kombëtar ku mbretëron bollëku, ka pasur mundësinë të lërë jashtë lojtarë si Dayot Upamecano, Jordan Veretout dhe Anthony Martial. Përveç tyre, Deschamps ka vendosur të bëjë pa talente të rinj si Houssem Aouar dhe Eduardo Camavinga.

Gareth Southgate, trajneri i kombëtares angleze, ka vendosur të mos marrë Aaron Wan-Bissaka, Dele Alli dhe Mason Greenwood në Evropian. Për shkak të revolucionit të kërkuar nga Luis Enrique, Isco dhe Marco Asensio, gjithashtu mbetën jashtë ekipit kombëtar spanjoll. Roberto Mancini ka zgjedhur të bëjë pa adashin e tij, mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancini, dhe Moise Kean. Tri dëmtime luksoze të kalibrit të Donny van de Beek, Arek Milik dhe Dominik Szoboszlai mbyllin listën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Genc Sopa, pronari i Restaurantit “Stake House” ,…