Torino nxjerr në shitje Berishën

24 janar 2023 | 13:56

E ardhmja e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha mbetet ende një mister, por sa vijnë edhe ulen shanset që ai të qëndrojë në Torino.

Shtatlarti nga Kosova duket është nxjerrë në merkato nga klubi i Serisë A. Shenjat e para erdhën që në fund të vitit që lamë pas, teksa një deklaratë e portierit ku thoshte se kërkonte minuta ose do të shikonte një mundësi tjetër, trazuan disi ujërat. 33-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon me Torinon, teksa është preferuar nga Juriç vetëm në disa miqësore.

Tashmë me ngjarjet e fundit duket se ndarja është e pashmangshme. Sipas medieve italiane, portieri është nxjerrë në merkato dhe për këtë arsye nuk ishte i grumbulluar në ekip gjatë ndeshjes së fituar 0-1 që piemontezët arritën ndaj Fiorentinës. Në media kanë dalë disa alternativa për numrin një të Shqipërisë, teksa interes ka treguar edhe Reggina me trajner Filippo Inzaghi, ekip që pretendon të ngjitet në Serinë A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina do të zhvillojë dy ndeshje në Grupin A…