Torino shënjestron Hysajn

05 gusht 2020 | 12:53

Elseid Hysaj ka rigjetur veten te Napoli. Trajneri Gennaro Gattuso i ka dhënë besim dhe shkodrani është përshtatur edhe në krahun e majtë, duke dhënë ndihmën e tij për ekipin. Gjithsesi zërat për largim është e pamundur të shmangen.

Mario Giuffredi, menaxheri i tij, po punon për ta transferuar kapitenin e Shqipërisë. Torino është klubi që i ka hedhur sytë nga Hysaj, sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”. Nga ana tjetër edhe Napoli po shikon për një tjetër mbrojtës.

Giuffredi është ai që po punon për këtë lëvizje, pasi kërkon të çojë aty Davide Faraoni. Lojtari i Hellas Verona menaxhohet nga menaxheri i shkodranit dhe ka zhvilluar një sezon fantastik në Serie A, duke u cilësuar si një zbulim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora…