Tornadot godasin Amsterdamin, Luksemburgun dhe Francën

11 gusht 2019 | 18:22

Disa tornado kanë goditur Evropën. Amsterdami në Holandë, Luksemburgu dhe lindja e Francës u prekën nga fenomeni i rrallë për këtë pjesë të Evropës.

14 njerëz janë lënduar dhe 160 shtëpi janë dëmtuar nga jugperëndim të Luksemburgut dhe më pas tornadot kaluan në Francë.

Tornado është filmuar edhe në qendër të Amsterdamit.

Në Luksemburg shpejtësia arriti në 128 kilometër për orë, duke shkaktuar dëme të shumta, siç mund ta shihni edhe në fotogaleri.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke mbajtur postin e kancelarit të Thesarit, Philip Hammond ishte…