Toronto e nisin me fitore sezonin e ri në NBA

23 tetor 2019 | 14:33

Ka nisur sot sezoni 2019-2020 i NBA-së, teksa në fushë kanë zbritur disa nga ekipet pretendente për titullin kampion.

Ekipi kampion i Torontos fitoi pas kohës shtesë 130-122 ndaj New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Largimi i Leonard u ndje shumë te ekipi kanadez, por diferencën në parket e bënë Siakam dhe VanVleet, që realizuan nga 34 pikë secili. Për miqtë u dallua Ingram me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.

Mjaft i bukur ishte edhe derbi i Los Anxhelosit, me Clippers që mundi 112-102 Lakers, ndeshje e vendosur në periodën e fundit. Lakers e nisën më mirë ndeshjen, duke u shkëputur deri në 11 pikë, falë 28 pikëve të Green dhe 25 të Davis, por që mbetën për statistikë. Për Clippers u dallua Leonard, MVP i sezonit të fundit, që realizoi 30 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prizren janë arrestuar katër persona pasi dyshohet se kanë…