Toronto mezi e mposhti Orlandon

21 nëntor 13:35

Toronto ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 93-91 ndaj Orlandos në sekondat e fundit. Një përballje emocionuese dhe me rivalitet mes dy ekipeve, ku në periodën e fundit loja ishte shumë dramatike.

Fournier realizoi 27 pikë për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për kanadezët u dallua Leonard me 18 pikë. Me vështirësi fiton edhe Portland, që mundi 118-114 New York jashtë fushe. Mysafirët zhvilluan një periodë të katërt të shkëlqyer, duke përmbysur nju-jorkezët që ishin afër fitores, por gabuan në fund. McCollum me 31 pikë e Lillard me 29 ishin dy liderët në fushë për Portlandin, raporton “Telesport”.

Humbje e papritur për Clippers-at, që pas 5 fitoresh ndalin hapin e tyre. Washingtoni fitoi 125-118 ndaj ekipit kalifornian një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku Wall realizoi 30 pikë e Beal 27, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Harris për Clippers. Fiton edhe Brooklyn, që mundi 104-92 Miami, sfidë me luhatje nga të dyja ekipet, me Russell që realizoi 20 pikë për miqtë (52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).

Rezultatet

Orlando – Toronto           91-93
Washington – Clippers   125-118
Miami – Brooklyn            92-104
New York – Portland       114-118

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka…