Torres: Jam shumë i lumtur që i bashkohem Barcelonës

28 dhjetor 2021 | 21:29

Ferran Torres ka folur si lojtar i Barcelonës për herë të parë që kur u njoftua nënshkrimi i tij këtë të martë, duke shpjeguar se sa i emocionuar është që të fillojë në “Camp Nou”.

Spanjolli është bashkuar nga Manchester City përmes një marrëveshjeje që mund të vlejë deri në 65 milionë euro dhe ai beson se do të jetë në gjendje të përmirësohet si lojtar.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh”, tha Torres në një intervistë për mediat zyrtare të klubit katalanas.

“Shpresoj të vazhdoj të rritem si futbollist dhe si njeri duke ndihmuar Barcelonën të jetë ky që është, një nga klubet më të mira në botë”, u shpreh Torres.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mendoj se ky është një hap i madh në karrierën time në mënyrë që të vazhdoj të përmirësohem dhe të vazhdoj të shënoj gola, të rritem si lojtar dhe si person”.

“Është një klub që është i kënaqur me ardhjen time dhe mezi pres të jem me këtë ekip”.

I pyetur se çfarë cilësish do të sjellë në Camp Nou, Torres foli për aftësinë e tij për të luajtur në pozicione të ndryshme, shkruan Marca.

“Shkathtësia, pasi mendoj se mund të luaj në cilindo nga tre pozicionet përpara, gjë që është e rëndësishme nëse ka lëndime apo çfarëdo tjetër”, u përgjigj ai.

“Unë synoj të ndihmoj skuadrën të shënojë gola, të jap asistime dhe të mbroj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sport, ministri Çeku ka folur për investimet kapitale që…