Totaj pret në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir, flasin për bashkëpunimin në arsim

23 maj 2022 | 13:13

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash, me të cilin ka diskutuar për ngritjen e cilësisë së arsimit si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ndërsa, gjatë muajit mars, të këtij viti, Drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj-Gutaj, bashkë me zyrtarët e DKA-së si dhe me koordinatorin e projektit Erol Kala, ishin për vizitë në komunën e Atashehirit në Stamboll ku është pritur nga Ismail Hakki Ertash.

Qëllimi i vizitës ishte projekti për binjakëzimin e shkollave të komunës së Prizrenit me 11 shkolla të komunës së Atashehirit, ku gjashtë prej tyre janë shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme të larta.

Në vizitë morën pjesë edhe drejtorët e shkollave që janë të binjakëzuara me shkollat e Atashehirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe…