Tottenhami e dëshiron Lukakun
14 gusht 2023
| 13:58
E ardhmja e Romelu Lukakut është ende e pasigurt. Bisedimet mes Chelseat dhe Juventusit për shkëmbimin me Vlahoviq janë ndërprerë dhe duke qenë se belgu ka refuzuar gjithmonë ofertat arabe, tregon se ai dëshiron të qëndrojë në Evropë.
Tottenham Hotspur humbi Harry Kane, me sulmuesin anglez i cili tashmë është sulmuesi më i ri i klubit gjerman të Bayern Munich. Tashmë, skuadra londineze, është në kërkim të një sulmuesi pykë dhe emri i lakuar për të zëvendësuar Kane është pikërisht Lukaku.
Kostoja e belgut është relativisht e ulët, pra Chelsea do të kërkonte të paktën 45-50 milionë euro për kartonin e tij. Tottenham është seriozisht në garë tashmë për të fituar shërbimet e ish-sulmuesit të Interit.