Tottenhami eliminon Chelsean nga League Cup

29 shtator 2020 | 23:02

Tottenhami e ka eliminuar Chelsean në 1/8 e finales të League Cup, që njihet tash si Carabao Cup. Tottenhami triumfoi 5:4 pas penalltive, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar 1:1.

Mason Mount humbi penalltinë e vetme gjatë ekzekutimit të penalltive.

Chelsea gjatë kohës së rregullt kishte kaluar në epërsi me anë të Timo Wernerit në minutën e 19-të, por rezultatin e barazoi Erik Lamela në minutën e 84-të.

Gjatë ndeshjes pati edhe një fjalosje mes trajnerëve të dy klubeve, Jose Mourinhos së Tottenhamit dhe Frank Lampardit të Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca regjistroi një rritje të mprehtë të numrit të njerëzve…